OMNi-BiOTiC® METAtox plotëson florën e zorrëve me nëntë kultura bakteriale të afta për t’u shumuar, të cilat gjenden natyrshëm në zorrën e njeriut dhe janë të kombinuara shkencërisht me njëra-tjetrën.
Mikroelementi krom e plotëson këtë kombinim specifik bakterial dhe kontribuon në metabolizmin normal të makronutrientëve, si karbohidratet dhe yndyrnat. Gjithashtu, ai ndihmon në ruajtjen e nivelit normal të sheqerit në gjak.
Aftësia për të mbijetuar dhe për t’u shumuar e baktereve të kombinuara posaçërisht me njëra-tjetrën garantohet deri në datën minimale të skadencës.
Suplement ushqimor me simbiontë të zorrëve shumë aktivë dhe krom.
Përzieni 1–2 herë në ditë nga 1 bustinë OMNi-BiOTiC® METAtox (= 3 g) në rreth 125 ml ujë ose edhe në lëng frutash të holluar, qumësht, çaj deri në maksimum 40°C, kos ose të ngjashme. Prisni të paktën 1 minutë kohë aktivizimi, përziejeni edhe një herë dhe më pas konsumojeni.
Ju lutemi, kini parasysh në përgjithësi: Lëngu në të cilin tretni OMNi-BiOTiC®:
• nuk duhet të jetë më i nxehtë se 40°C;
• nuk duhet të jetë kafe, alkool apo produkt tjetër me pH shumë acid, si p.sh. kola, lëng grejpfruti ose uthull;
• mundësisht të mos përmbajë gaz.
Rekomandohet marrja në stomak sa më bosh, p.sh. në mëngjes para mëngjesit dhe/ose në mbrëmje para darkës ose para gjumit. Rekomandohet që OMNi-BiOTiC® METAtox të përdoret për një periudhë më të gjatë. Kjo është e provuar dhe e arsyeshme.
Meqenëse OMNi-BiOTiC® METAtox përmban vetëm baktere që gjenden natyrshëm në zorrën e njeriut, mund të përdoret edhe gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Niseshte misri, maltodekstrinë, klorur kaliumi, shtame bakteriale*, proteinë bimore nga orizi, sulfat magnezi, enzima amilaze, pikolinat kromi, sulfat mangani.
9 shtame bakteriale humane me të paktën 7,5 miliardë baktere për 1 bustinë (= 3 g) dhe 15 miliardë baktere për 2 bustina (= 6 g):
A keni vënë re që shtamet bakteriale në OMNi-BiOTiC® kanë emërtime të reja? Këtu mund të mësoni arsyen!
Pa proteina shtazore, gluten, maja dhe laktozë.
I përshtatshëm për diabetikë, persona me alergji ndaj qumështit, fëmijë, si dhe gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Në një paketim mujor OMNi-BiOTiC® METAtox me 30 bustina përmbahen gjithsej 225 miliardë baktere të gjalla dhe të afta për t’u shumuar.
| për 3 gr (= 1 bustin) |
6 gr | 100 gr | |
|---|---|---|---|
| Energji | 43,17 kJ 10,17 kcal |
86,34 kJ 20,34 kcal |
1.439kJ 339 kcal |
| Yndyrna | 0,01 g | 0,03 g | 0,48 g |
| – prej të cilave acide yndyrore të ngopura | < 0,01 g | 0,01 g | 0,10 g |
| Karbohidrate | 2,45 g | 4,91 g | 81,76 g |
| – prej të cilave sheqerna | 0,07 g | 0,14 g | 2,33 g |
| Proteina | 0,09 g | 0,17 g | 2,91 g |
| Kripë | 0,02 g | 0,05 g | 0,80 g |
| për 3 gr (= 1 bustin) |
6 gr | 100 gr | %NRV* | |
|---|---|---|---|---|
| Krom | 20 µg | 40 µg | 667 µg | 50% |
*% NRV = Vlerat referente të lëndëve ushqyese sipas Rregullores (BE) Nr. 1169/2011 (1 bustin)
Gjithnjë e më shumë njerëz kanë një stil jetese që ndikon negativisht në cilësinë e jetës: ushqyerja me shumë sheqer të fshehur, yndyrna jo të shëndetshme dhe aditivë artificialë, si dhe mungesa e aktivitetit fizik, shpesh nuk ndryshojnë vetëm pamjen e jashtme. “Fatura” e këtij stili jetese u shfaqet shumë njerëzve gjatë kontrolleve rutinë: vlerat e yndyrnave dhe sheqerit janë zakonisht shumë të larta, sepse trupi nuk arrin më t’i përpunojë siç duhet këta makronutrientë.
Shpesh, pika e nisjes është zorra. Kjo sepse zakone të caktuara jetese, si ushqyerja e papërshtatshme dhe mungesa e aktivitetit fizik, reflektohen në florën e zorrëve – bakteret e rëndësishme pakësohen në numër dhe, mbi të gjitha, në larminë e tyre.
Përbërja e baktereve të zorrëve nuk ndikon vetëm në funksionet e zorrës, por veçanërisht edhe në cilësinë e barrierës së zorrëve. Detyra e saj është, nga njëra anë, të mos lejojë që përmbajtja e zorrës të kalojë në mënyrë të pakontrolluar në trup dhe, nga ana tjetër – edhe më e rëndësishme – të përzgjedhë në mënyrë të synuar ato substanca nga ushqimi që i nevojiten organizmit për funksionimin e të gjithë metabolizmit.
Kur kemi një florë të larmishme të zorrëve, mund të mbështetemi, në kuptimin e plotë të fjalës, te një “ndjesi e mirë në bark” edhe për metabolizmin tonë. Mikroelementë specifikë mund të ofrojnë mbështetje shtesë, si për shembull kromi°, i cili mbështet metabolizmin normal të karbohidrateve dhe yndyrnave, si dhe kontribuon në ruajtjen e nivelit normal të sheqerit në gjak.