Rreth Nesh

Instituti AllergoSan, me seli në Graz të Austrisë, u themelua në janar të vitit 1991 dhe prej më shumë se 30 vitesh merret me kërkimin dhe zhvillimin e produkteve me substanca natyrale, si bakteret probiotike, ekstraktet bimore dhe mineralet.

Përmbajtja

Filozofia

Instituti AllergoSan ofron një qasje gjithëpërfshirëse: synimi i saj është të forcojë bazën e shëndetit të njeriut, përpara se të shfaqen sëmundjet – duke u mbështetur te fuqia dhe burimet që na ofron natyra.

Në qendër të punës sonë është t’u ofrojmë pacientëve tanë inovacione shkencore, të cilat janë në harmoni me sistemin e përgjithshëm të njeriut dhe me natyrën. Qëllimi ynë i deklaruar është të gjejmë zgjidhjet më të mira për problematika shëndetësore, sepse inovacioni shkencor dhe siguria në përdorim duhet të bashkëveprojnë për të sjellë përfitimin më të madh shëndetësor për pacientët tanë.

Çfarë është OMNi-BiOTiC®?
Instituti AllergoSan
Trajnime të vazhdueshme
Kërkim & Zhvillim

Cili produkt është i përshtatshëm për ju?

Këshilltari OMNi-BiOTiC®

Po kërkoni probiotikun multispecie të duhur për problemet tuaja? Apo dëshironi të merrni në mënyrë të synuar vitamina dhe minerale? Atëherë provoni këshilluesin tonë të produkteve!